Aktorja e njohur daneze si dhe ish-bashkëshortja e Silvestër Stallones,
Brigitte Nielsen nuk ka shkuar asnjëherë mirë me ikonën e muzikës pop Madonna.
E ftuar së fundmi në emisionin “The Talk” në CBS ajo deklaroi se ka shkuar me aktorin e njohur Sean
Penn në kohën kur ai ishte i martuar me
Madonnën.
"Kam bërë seks me
Penn kur ai ishte i martuar me
Madonnën, për inat të saj", ka rrëfyer
aktorja.
‘Ishte viti 1987 kur isha në një klub me
Madonnën. Ajo u tregua shumë e pasjellshme me mua dhe nisi të më ofendonte dhe unë përfundova duke e goditur në fytyrë. Ishte me duar të hapura dhe goditja ishte e fortë duke marrë parasysh që ajo nuk është aq e madhe, ndërsa unë jam gjigante. Atë mbrëmje madje më nxorën jashtë truprojat e lokalit,’ ka vazhduar rrëfimin
Brigitte Nielsen.
Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi
aktorja muaj më vonë u nis për në jug të Francës ku qëndronte Madonna, për t’i kërkuar falje.
“Por më e mira e historisë nuk ka ardhur ende. Shkova për t’i kërkuar falje për atë që ndodhi po pashë që ajo jo vetëm nuk kishte ndryshuar sjelljen e saj po u treguar dhe më e vrazhdë. Dhe për ta bërë të ndihet keq unë kalova një natë me Sean
Penn që në atë kohë ishte bashkëshorti i saj”, ka mbyllur rrëfimin
aktorja.
Për kohën kur flet për hakmarrjen ndaj Madonnës,
Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Silvester Stallonen.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 13:32