Ish e dashura për Miley Cyrus: Rashë në dashuri me të!
Miley Cyrus pati një lidhje këtë verë me Kaitlynn Carter, e cila më shpejt përfundoi sesa nisi. Por ndjenjat s'njohin kohë dhe tani, ish-e dashura e këngëtares është shprehur për Elle se ishte e dashuruar me Miley-n.

Pra ajo që ngjau thjesht si flirt i çmendur vere, pas përfundimit të një martese, paska qenë më shumë. Të paktën për njërën palë.

"Këtë korrik që kaloi, unë isha me pushime me një mikeshën time. Gjëja tjetër që di është se isha e dashuruar me të. Para se të gjendesha në atë udhëtim, as nuk më shkonte ndër mend se isha në gjendje të doja një grua ashtu siç desha atë."- u shpreh Carter, e cila i referohet udhëtimit të vajzave në Itali, aty ku nisi gjithçka.

Ish-e dashura e Miley-it,rrëfeu gjithashtu se marrëdhënia e veçantë që krijoi atë kohë, e bëri të kuptonte pse i kishte injoruar aq gjatë ndjenjat që kishte për të.

"Teksa unë dhe shoqja ime kaluam gjithë gushtin bashkë nëpër Europë, duke u përpjekur të hidhnim pas krahëve ndarjet respektive, romanca e parë dhe e vetme me një grua lindi! S'e mendoja kurrë që do të isha aq i dhënë pas saj, në një formë që s'isha me askënd tjetër. Para atij udhëtimi s'e kisha menduar kurrë atë në mënyrë romantike.- vazhdon ajo.

Marrëdhënia e tyre, nisi shpejt, ashtu siç përfundoi. Pas pushimeve, Miley u frymëzua prej saj, bëri një tatuazh, jetoi disa ditë me të dhe kaq. Pas 6 javësh, u ndanë, por dikush duket ende zemërthyer.

"Ndonëse nëpër media lidhjes sonë i referohen si "flirt vere", për mua ishte shumë më shumë se aq. Zbulova veten. Për herë të parë, unë dëgjova veten, harrova normat dhe jetova. Uroj që kujdo t'i jepet kjo mundësi, për të kuptuar cili version i vetes janë më mirë. Qëndroni kuriozë."- e mbyll Kaitlynn.

Nga ana tjetër, Miley po ndjek këshillat e saj. Momentalisht duket më shumë se kurioze për Cody Simpson, të dashurin e ri.
Shtuar më 04/11/2019, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori