Ish bashkëshorti i Kim
Kardashian, basketbollisti
Kris Humphries duket se po takohet me një 25 vjeçare shqiptare, e cila quhet
Fatmire Sinanaj, por nga të gjithë njihet si “Myla”.
Kris ka thënë se ai e ka vetëm
fqinje vajzën, mirëpo ata janë fotografuar në një plazh bashkë, ku duken më shumë se fqinjë, transmeton portali Indeksonline.
Fatmire Sinanaj punon në një hotel në New York, ku edhe është takuar për herë të parë me Krisin.
TMZ ka provuar ta marrë atë në telefon për ndonjë koment, por nuk ia ka dalë, ndërkohë që
Kris nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë.
Shtuar më 07/06/2012,
ora 11:21