Berisha publikon pamjet: Edhe një po mbeti në PD, do të jem njëri prej jush (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një video me deklaratën e tij, pasi deklaroi rikthimin më 9 shtator të vitit të kaluar, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Teksa ka pohuar se do të jetë në garë për të marrë drejtimin e partisë, ish-kryeministri thotë se edhe nëse mbetet vetëm një në PD, do të jetë një prej tyre.

“Vetëm një po mbeti do mbetem njëri prej jush! Rroftë Partia Demokrarike! Sb”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.


Shtuar 27.03.2022 20:49