Irma Libohova zbulon projektin e madh ku do të jetë pjesë!
Pëlqej
Irma është bërë gjyshe e një mbese të vogël dhe e kanë quajtur Lule. Djali i vetëm i Irmës është bërë baba tre muaj më parë. Gjyshe Irma tha se ende kujdeset për djalin dhe nusen, por vëmendjen më të madhe e ka marrë mbesa.

E ftuar në emisionin ''Lartë e Poshtë'' në ''RTSH1HD'', këngëtarja ka treguar se tashmë është bërë gjyshe e një mbese, të cilën e kanë quajtur Lule.

''Vendosëm ta quajmë kështu pasi donim të kishte një emër shqiptar dhe mos bënim të njëjtin gabim që kanë bërë prindërit tanë me ne, që na kanë vendosur emra joshqiptar'', – tha artistja.

''Jam prezente për Lulen, jo gjithë kohës për shkak të angazhimeve, por jam shumë e pranishme me dhurata'', – ka treguar këngëtarja.

Por për të gjithë ata që e adhurojnë muzikën e saj, këngëtarja është duke punuar për një projekt të ri.

''Do të jetë një koncert, ''Divas'' do të quhet, do të këndoj së bashku me tre artiste të tjera, por nuk dua të zbuloj më tepër për këtë projekt'', – tha Irma. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori