Irma Libohova tregon si grinden krushtit për PD-PS duke prishur dasmën
Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Thumb’.

Ajo ka folur për karrierën e saj ndër vite, ku në një moment ka treguar edhe një ngjarje që i kishte ndodhur në një dasmë.

Irma ishte e ftuar për të kënduar dhe gjatë dasmës krushqit kanë filluar të zihen për shkak të partive.

“Një histori që nuk do ta harroj kurrë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë, ishte dasmë e vajzës. Vajza e bukur si drita, si ylli. Vjen krushqia.

Më vjen një pusullë mua: Na këndo një këngë për një figurë politike. I thashë duhet t’i thuash të zotit të dasmës se gjithsesi nuk jemi në dasëm për të bërë politikë.

Këtu është qejf s’ka lidhje. Shkurt krushqit ishin të partisë Demokratike, nusja i kishte përfaqësues të partisë Socialiste.

Pasi unë nuk e këndova u hodh një shishe vere në dasmë, u hodh nga tavolina e krushqëve në pistë aty.

U kuptua menjëherë arsyeja pse, thjesht u prish dasma. Krushqit u ngritën ikën dhe dasma u prish.

Flasim për shumë vite përpara. Sot njerëzit janë ndërgjegjësuar”, rrëfeu Libohova.
Shtuar më 20/05/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori