Irma Libohova kundër kolegëve: Jeni qesharak...
Këngëtarja që kryesisht lëvron muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme, Irma Libohova, është treguar e ashpër me kolegët e saj, ku për hir të “modës”, tekstet e tyre i kanë kthyer në “gegnisht”.

Shumë mendojnë se kjo përshtatje e tekstit në dialektin verior tingëllon më bukur për veshin, është më e thjeshtë për t’u kompozuar me muzikën dhe mbi të gjitha është trend.

Ndryshe nga ta, ajo ka një tjetër vlerësim. “Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip. Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinal, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!”, ka thënë ajo, pa treguar se kujt në mënyrë të veçantë i drejtohet./albeu.com/

Shtuar më 10/10/2016, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori