Seanca parlamentare, Berisha dhe Basha mbërrijnë në Kuvend

Ditën e sotme do të zhvillohet një senacë plenare dhe sipas rendit të ditës, do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit.

Në Kuvend tashmë ka mbërritur ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u bë e ditur se opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë.

Përpos PD-së, grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 17:03