Dita e tretë e grevës, 10 naftëtarë shfaqin problemet e para shëndetësore

Dita e sotme shënon ditën e tretë të grevës për naftëtarët e Ballshit.

Këta të fundit mësohet se kanë shfaqur shenjat e para të dobësisë fizike shoqëruar kjo edhe me problemet shëndetësore.

Grevës së naftëtarëve të Ballshit pritet t’u bashkohen edhe punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kanë gjithashtu paga të pa marra nga administratorët e Uzinës së naftës ndër vite.

Greva e urisë në Ballsh erdhi pas protestave të naftëtarëve për pagat e papaguara në Uzinë. Prej 9 muajsh ata janë pa punë dhe pa asistencë sociale.


Shtuar 30.09.2020 13:30