Irena Kita bën "gafën" e madhe, fansat e masakrojnë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo konsiderohet si një nga juristet më të njohura në Shqipëri jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme por edhe pse njihet si një ikonë mode shkruan Albeu.com.

Irena Kita gjithmonë di të jetë ndryshe dhe shumë e veçantë në stilin e saj, madje ajo tashmë nga një pasion e ka kthyer në një profesion të dytë të sajin duke u konsideruar një blogere profesioniste.

Këtë herë ajo ka qenë e ftuara e radhës në "Rudina" në Tv Klan së bashku me motrën e saj Albana Dimushi.

Të dyja vajzat janë veshur me të zeza ama ka diçka e që e ka bërë Irenën të dështojë dhe ka qenë pikërisht make up-i.

Ajo ka përdorur një ngjyrë kremi pudër për qafën dhe fytyrën shumë të ndryshëm nga toni i saj i lëkurës duke krijuar një kontrast të dukshëm.

Madje ka pasur edhe nga ato fansa të cilët ia kanë vënë në pah këtë gjë.

"Blogere qe ska tbeje fare me profesionin e saj+sot fytyra e qafa sju njihkaa me njera tjtren"- ka shkruar një fanse.

Epo Irena duhet të bëjë më shumë kujdes herën tjetër./albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori