Ira e Gaz Pajës fotografohet me barkun te "goja", bebi qenka rritur shpejt (FOTO LAJM)

Shumë shpejt, aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse u munduan ta mbajnë të fshehtë shtatzëninë, burime pranë dyshes panë Irën me barkun e rrumbullakosur dhe kaq mjaftoi që lajmi të përhapej menjëherë në rrjet.

Vetë Ira e konfirmoi shtatzëninë në Instagram, ndërsa së fundmi “Tirana Post” ka publikuar foton e parë të partneres së Gazit me barkun e rrumbullakosur.

Ajo shfaqet krah Gazit teksa drekojnë në Dhërmi. Fustani i saj i bardhë i tregon më së miri barkun, teksa Ira ka dalë duke buzëqeshur.

Ende nuk dihet se cila është gjinia e bebushit që Gazi dhe partnerja e tij po e presin me padurim.
Shtuar më 25/08/2019, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori