Inva Mula në një dimension tjetër, vjen si moderatore në Klan
E kishte paralajmëruar prej kohësh, por duket se Inva Mula e ka marrë shumë seriozisht ardhjen përballë publikut si një moderatore.

Bëhet fjalë për konkursin e muzikës klasike, emisionin e quajtur “Virtuozët” i cili do të risjellë në ekranin shqiptar në rolin e moderatores, sopranon e njohur Inva Mula.

11 shkurti është dita kur do të nisë zyrtarisht spektakli, pjesë e të cilit do të jenë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e talentuar në muzikën klasike.

Spektakli do të zgjasë plot 10 javë e protagonist do të jenë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës, baletit dhe instrumentave të zhanrit klasik./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori