Instagrami nxjerr "zbuluar" Arbanën, moderatorja harron të heq etiketën (FOTO LAJM)

Hedhja e fotove të duhura në Instagram, sidomos në rastin e personazheve të njohur që kanë me qindra mijëra ndjekës, është "profesion" me vete e që të lejon shumë pak gabime.

Megjithatë mund të ndodhë që nga shpejtësia, nga hutimi i momentit ose ndoshta dhe me qëllim, të postosh një foto dhe të kesh harruar ta kontrollosh, nëse gjithçka është në rregull.

Kjo i ka ndodhur Arbana Osmanit me foton që ka hedhur ditën e djeshme në rrjetin social, ku ka harruar të heqë ose të paktën të fshehë, etiketën e bluzes që mban veshur.

Gabim shpejtësie ose jo nuk e dimë, megjithatë një gjë është e sigurtë, kjo që i ka ndodhur Arbanës në foto, ne na ka ndodhur kushedi sa herë në jetë, madje kemi qëndruar me etikën e rrobave me orë të tëra jashtë, për ta parë vetëm kur jemi kthyer në shtëpi. Gjithsesi në Instagram zor se mund të na ndodhë.

Shtuar më 03/03/2020, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori