Tragjedi në Nigeri/ Po kalonin lumin për të mbledhur dru, fundoset varka, mbyten 15 fëmijë

Pesëmbëdhjetë fëmijë u mbytën dhe fati i 25 të tjerëve nuk dihet ende pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbyt dje, në një lumë në shtetin Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë, tha një zyrtar lokal për AFP sot.

Fëmijët, të cilët ishin nga fshati Dudezi, ishin rrugës për të mbledhur dru në pyllin në anën tjetër të lumit Sagari kur varka e tyre e mbingarkuar u përmbys, tha zyrtari administrativ i qarkut Sagari, Aliyu Abubakar, i cili mbikëqyri operacionin e shpëtimit .

“Na u tha se rreth 40 fëmijë ishin në varkë, që do të thotë se fati i 25 prej tyre ende nuk dihet ”, tha Abubakar.

Sipas Abubakar, fëmijët kalonin lumin çdo mëngjes për të mblehdur dru, të cilar i shisnin për të ndihmuar familjet e tyre të varfra.

Shteti Sokoto është një rajon i largët rural i Nigerisë veriperëndimore dhe një nga më të varfërit. Aksidentet me varkë janë të zakonshme atje, ashtu sikur se edhe në pjesën tjetër të Nigerisë./albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 13:57