Instagram i shpall "luftë" Rita Orës, nuk ka deklaruar shumat e fituara
Instagram do të marrë masa të forta kundrejt të gjithë përdoruesve të rrjetit social, që nuk kanë deklaruar shumat e fituara nga reklamat.

Ky rrjet social do detyrojë të gjithë përdoruesit e instagramit që të deklarojnë nëse janë paguar nga reklamat që do të postojnë, në të kundërt do të hetohen nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listën e të famshëve që nuk janë treguar transparentë me lekët është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka nisur hetimet ndaj këtij aplikacioni dhe ka arritur në përfundimin se shumë të famshëm ose jo janë duke promovuar biznese apo shërbime të ndryshme pa e bërë transparente që ato postime janë kundrejt një shume parash.

Kujtojmë se aplikacioni Instagram është akuzuar edhe më parë që nuk ka godituar përdoruesit 'përfitues'.
Shtuar më 18/10/2020, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori