Injoroi Tunën? Reagon me pak fjalë Elvana Gjata (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Kosovë premiera e filmit më të komentuar të vitit "2 gisht mjaltë" i cili ka thyer rekord historik me shitjen e biletave.

Ashtu si në Tiranë, edhe në Prishtinë, premiera e filmit mblodhi personazhe të njohur të ekranit e mes tyre ishte edhe Tuna Sejdi.

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media një lajm sikur Elvana e ka injoruar Tunën, për shkak të një videoje shkruan xing.al.

Mirëpo e vërteta është që Elvana dhe Tuna janë takuar më parë dhe këtë e vërteton edhe postimi i Elvanës në Instastory ku shfaqet me Tunën dhe Armendin dhe shpreh shumë dashuri për ta.
Shtuar më 30/03/2019, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori