Ingridi Gjoni bëhet nënë
Këngëtarja shqiptare Ingrid Gjoni, për të cilën ju kemi informuar më parë se priste një fëmijë, ka sjellë dje në jetë djalin e saj.

Mësohet se bebi është një djalë i shëndetshëm, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij me emrin Parid. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Çifti Ingridi dhe Genti që është gëzuar me fëmijën e parë, ka marrë pa fund urime nga të afërm, miq e kolegë. Ndërsa vet Ingridi ka theksuar se këto janë emocionet më të forta dhe më të bukura në jetën e saj.

Stafi i Albeu-t , i uron vogëlushit Parid jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Shtuar më 24/04/2012, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori