Ingrit Gjoni na "hap derën" e shtëpsë super luksoze (VIDEO)
Prej disa kohësh këngëtarja Ingrit Gjoni ka zbuluar se ka bërë një shpenzim marramendës për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalëzit.

Këngëtarja ka treguar se për mobilimin është kujdesur vetë dhe brenda 1 muaji ka arritur ta kthejë atë në shtëpinë e ëndrrave.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj të re një festë më familjarët e saj dhe në sy bie arredimi perfekt që ka zgjedhur këngëtarja

Në shtëpinë e saj luksoze mbizotëron ngjyra e bardhë dhe ajo është kujdesur që brenda saj të ketë çdo gjë që i duhet për të kaluar një ditë të bukur.

Ingriti po jeton në një vilë dykatëshe dhe në oborrin e saj ka një pishinë të rrethuar me drita.

Në ambientin e brendshëm këngëtarja ka zbuluar se nuk mungon një televizor 3D ku mund të kalojë mbrëmje të qeta pranë djalit të saj Paridit.

Dhomën e saj të gjumit Ingriti ka zgjedhur ta ketë të bardhë.

Ndërsa pjesa tjetër e vilës është perfekte, mjafton t’i shihni videot dhe do të kuptoni se Ingriti paska pasur goxha shije.

Ingrid Gjoni na "hap derën" e shtëpsë super luksoze (VIDEO)

Shtuar më 11/07/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori