Indiferente për adoleshentin e vrarë, motrat Kardashian të zëna me celularin
Pëlqej
Ndodh që motrat Kardashian të jenë idiferente ndaj çdo situate të dhimbshme dhe këtë gjë e kanë faktuar edhe në MTV. Kim dhe dy motrat e saj, Kendall dhe Kylie Jenner ishin shumë të përqëndruara tek telefoni, kur audienca në MTV Video Music Awards mbajti një minutë heshtje për adoleshentin e vrarë nga policia, Michael Brown.

Reperi Common ishte në skenë për të prezantuar nominimet për çmimin Best hip-hop, kur i kërkoi publikut që të mbanin heshtje për adoleshentin dhe për vendosjen e paqes në Ferguson, pas përleshjes së protestuesve me policinë.

“Hip-hopi ka prezantuar gjithmonë një zë revolucionar. Dëshiroj nga të gjithë ju që të mbajmë një moment heshtje për Mike Brown, për paqen në Ferguson dhe në gjithë botën”, tha Common. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori