5 të vdekur në koncertin ku këndoi Dhurata Dora dhe Soolking (FOTO LAJM)

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur së fundmi në koncertin e reperit të njohur algjerian Soolking në të cilin këndoi dhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora.

Teksa ai ishte duke mbajtur koncert në një stadium në Algjeri një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.

Nga viktimat mësohet se 3 prej tyre ishin burra 2 dy gra.

Soolking u bë i njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunimit me Dhurata Dorën në këngën “Zemër”.

Projekti muzikor theu rekorde klikimesh dhe në vendin tonë rezulton si një nga hitet e kësaj vere.

Shtuar më 23/08/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori