Ktheu banesën në “vatër” prostitucioni, si i joshte vajzat në kryeqytet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, për ushtrim prostitucioni.

I riu ishte pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion në kryeqytet dhe nga hetimet rezultoi se i riu me iniciale E.H krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Gjatë vëzhgimit për një periudhë 9 mujore rezultoi ai e kryente aktivitetin e tij në rrugën “Thoma Koxhaj” në banesën e tij.

Iu në këmbim iu ofronte femrave konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit u kapën shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Gjatë aksionit policia sekuestroi dy automjete, një sasi lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.