Imazhi i parë i Rita Orës në Fast and Furious 6! (VIDEO)
Mbrëmë është publikuar trajleri zyrtar i serisë së gjashtë të filmit “Fast and Furious”, ku ka një rol edhe ylli i muzikës, Rita Ora.

Në minutën e 1:47 do të keni mundësinë për të parë një imazh të Rita Orës në film, ndërsa duhet të presim muajin maj për të parë më shumë.

Nëntorin e vitit të shkuar britanikja The Sun pati shkruar për rolin e fituar nga Rita Ora në këtë film, që sipas saj, Rihana ishte acaruar disi me këtë fakt, pasi këtë rol e synonte ajo.

Rihana i kishte impresionuar producentët e filmit me rolin e saj në Battleship. Por nga ana tjetër, ata kishin mbetur të befasuar nga shkëlqimi i Rita Orës në provën për filmin. Ata e adhurojnë lukun dhe pamjen e saj”- shkruante The Sun njofton Panorama.

Në këtë film, ndër të tjerë, Rita Ora luan përkrah Vin Diesel dhe Deayne Johnson. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2013, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori