Ilva Tare dhe Eduart Selami së shpejti prindër (FOTO LAJM)

Tashmë është bërë publike fakti se Ilva Tare dhe Eduart Selami do të behen prindër. Lajmi është konfirmuar në numrin e sotëm të gazetës "Dita", ku çifti mediatik tashmë po presin një fëmijë. Duket se gjithçka po shkon mësë miri në lidhjen e saj me ish kryetarin e PD-së, Eduart Selami.

Të dy janë njohur gati dy vite më parë, por që prej një viti lidhja e tyre është bërë publike. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, tregon hapur angazhimin e tij serioz në lidhjen me gazetaren Ilva Tare.

Ai nuk heq nga dora unazën e fejesës në çdo dalje zyrtare. Gazetarja ka marrë dhe një unazë “Tiffany” nga ish-kreu i PD-së. Deputeti i PD-së ka dy fëmijë nga martesa me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori