I bie çatia mbi kokë, ndërron jetë e moshuara në Greqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gerqi ku një 77-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi i ka rënë mbi kokë çatia e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në një fshat në zonën e Rethymnos.

E moshuara ndodhej në kuzhinë momentin fatal kur u shemb shtëpia.

77-vjeçarja fatkeqe kishte ardhur në fshatin e saj në Kretë për pushime, ndërsa në shumicën e kohës banonte në apartamentin e saj në kryeqytetin grek, Athinë.

E moshuara u gjet nga ekipet e shpëtimit pa ndjenja nën rrënoja. 77-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital.