Iku nga "Portokalli" në Tv Klan, Erion Isai: Do të bëhet lajm, por është lider (VIDEO)
Për Erion Isain, largimi nga “Portokallia” erdhi vetëm si pasojë e zhvillimit profesional. Në një intervistë për “Rreze Dielli” në Report Tv, Isai u shpreh se ai, së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun, u larguan për ambicie profesionale.

I pyetur në lidhje me largimin e Delinda Dishës te “Klanifornia”, Erion Isai u shpreh: “Shiko, do të them diçka që e di që do të bëhet lajm. Por do ta them sepse e kam të sinqertë. Pas 15 a 16 vitesh, përsëri ‘Portokalli’ tregon se është lider në fushën e humorit. Pastaj në aspektin e zhvillimit profesional, në rastin tim, të Besit dhe të Olsit, dha sukses largimi.”

Në vijim, Erioni shtoi se “beson se Disha do ta vazhdojë me sukses rrugën e saj”. “Por përsëri mendoj se ‘Portokallia’ është një emision lider,” përfundoi ai.

Pas largimit nga “Portokallia”, Isai nisi punën si skenarist dhe aktor në rubrikën që zgjati një sezon te “E diela shqiptare”, “B.E Coffee”. Pas një sezoni, ai u shkëput për t’iu përkushtuar me kohë të plotë përgjegjësisë si kryetari i Bashkisë së Kolonjës. Bes Kallaku nisi xhirimet për filmin e tij të parë, "Falco", dhe për momentin i ka të paqarta planet për rikthimin në televizion, ndërsa Olsi Bylyku u pozicionua në "Klanifornia".

Shtuar më 08/10/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori