Iku nga Babastars pasi u zu me Getoarin, sot ha e pi me "armikun" e tij (FOTO LAJM)

Ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken, ose thjesht, janë të paparashikueshme. Një vit më parë, përleshja mes anëtarëve të Babastars, Cozman e Albert Krasniqi, me reperin e “OTR”, Noizyn, ishte kryetitulli i mediave shqiptare.

Nga kjo përleshje Noizy mbeti i plagosur në këmbë nga vetë Alberti. Por, kush do ta mendonte që pas një viti Alberti do dilte në darkë përkrah ish-armikut të tij Noizyn?

Ai publikoi një bisedë në “Viber” me Getin, ku i thotë se po merret më shumë me Majkun sa u përket datave të koncerteve, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël.

Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo pasi sipas Albertit, Getoari e ka kthyer Babastars në një monopol. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori