Ija e Besit sfidon gjithë VIP-at, asnjë koment negativ por veç dashuri nga fansat

Ija e Besa Kallakut është bërë e famshme nëpërmjet videove të publikuara në rrjetet sociale nga vetë aktori i humorit.

Ajo gjithashtu ka qenë e ftuar edhe në emisione të ndryshme pas famës së madhe që ka marrë dhe është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi Ija e Besit ka hapur një llogari në Instagram.

Lajmi që Ija e Bes Kallakut hapi Instagram, u bë kryefjala e lajmeve dhe bisedave të ditës.

Jo vetëm kaq, por numri i ndjekësve në llogarinë e saj ua kalon edhe atyre të vajzës më seksi në Instagram.

Madje ajo që vihet re është fakti se njerëzit e duan aq shumë Ijen saqë lënë vec komente pozitive dhe plot dashuri.

Epo Bes, tashmë ke një konkurente shumë të fortë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori