Ija e Besit pasi sheh faturën e ujit bën veprimin epik!
Gara në rubrikën “Për drekë me mua” te “ E diela shqiptare”, ka kaluar sot plot të qeshura.

Dhe kjo jo rastësisht sepse pjesë e garës të cilët hapin këtë sezon janë edhe aktorët e humorit Erjon Isai dhe Bes Kallaku. Ky i fundit gjatë drekës tregon edhe një ngjarje komike me gjyshen e tij, shumë e njohur për publikun, Ijen:

“E çoj Ijen në një restorant në Tiranë, edhe pasi hëngrëm, i kërkova kamerierit të sillte një ujë. Dhe ai shërbeu një ujë të madh me shishe, duke lënë edhe faturën në tavolinë. Ija sheh çmimin, 270 lek.”

Besi tregon me humor se Ija reagoi shumë e habitur duke futur shishen në çantë për ta marrë me vete.

“I thashë çfarë po bën? Po aq lek sa kemi paguar duhet t’i marrim edhe tavolinën këtyre jo vetëm shishen.”/tvklan.al

Shtuar më 09/04/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori