Ija e Besit ofendon keq Ermal Mamaqin: Nuk vij tek ai m*t (FOTO LAJM)

Vetëm një muaj më parë çifti simpatik Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë etyre disa vjeçare në martesë.

Në dasmën e çiftit, një nga personazhet më të përfolur ishte dhe Ija, gjyshja e aktorit të humorit.

Por si duket Ijes i ka ngelur hatri me Ermal Mamaqin dhe këtë ja rrëfeu Besi gjatë emisionit “Xing me Ermalin”.

I pyetur se përse nuk e kishte marrë Ijen me vete në studio, Kallaku u përgjigj se ajo nuk vinte se i kishte mbetur hatri me Ermalin.

“I thashë: “Hajde me mua te Ermal Mamaqi!”

Dhe më tha: ‘Ku të vij unë te ai m*ti?!’

Dhe e di arsyen pse?

Se Ermal Mamaqi para disa vitesh ka ardhur në Bubq dhe ka fjetur tek shtëpia e Ijes.

Ka ngrënë dhe petulla në mëngjes.

Ijes i ka mbetur hatri se nuk i ka folur në dasmë!”-rrëfeu Kallaku në emision. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori