Tirana triumfon ndaj Teutës (VIDEO)

Tirana mposhti Teutën me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e Orges Shehit bëri një pjesë të parë fantastike dhe ishte shumë e rrezikshme. Golin e parë shënoi me një goditje nga distanca mesfushori Enur Totre.

Tirana kishte mundësi të shënonte edhe golin e dytë në disa raste, me Xhixhën dhe Seferin, kurse në fundin e pjesës së parë me VAR u kthye vendimi për një penallti në favor të bardhebluve.

Teuta reagoi në pjesën e dytë, por nuk i rezistoi dot shpejtësisë së Xhixhës, i cili i dha një asist Seferit dhe Tirana dyfishoi epërsinë.

Teuta nuk u dorëzua dhe e hapi ndeshjen në minutën e 84-t, kur Gruda e çoi topin në rrjetë. Sherif Kallaku tentoi dy herë të shënonte, por portieri Bekaj nuk lejoi të pësonin golin e dytë dhe Tirana e zbriti Kukësin menjëherë në vendin e dytë.

Tirana-Teuta 2-1
Totre 23’, Seferi 68’ / Gruda 84’

 


Shtuar 19.12.2021 22:05