Iggy Azalea pa komplekse për linjat e saj (FOTO LAJM)

Gjatë një interviste për revistën “WHO”, këngëtarja Iggy Azalea ka pranuar se ka celulit dhe se nuk shqetësohet aspak për këtë gjë. 24 vjeçarja është shprehur se ka vetëbesim dhe se të gjthë fotot e shkrepura ditët e fundit ku e tregojnë në formë aspak të mirë, ajo i ka cilësuar normale.

Këngëtarja rrëfeu se nuk e ka problem faktin që trupi i saj nuk është perfekt dhe se dëshironte që fansat të shohin imazhin real të femrës. “Është e rëndësishme që njerëzit t’i shohin personazhet e famshëm siç janë. Unë kam celulit dhe jam ‘OK’ me këtë fakt dhe gjithsesi kam vetëbesim”, ka thënë ajo.

Paparacët kishin shkrepur disa foto nga klipi i saj i fundit, ku tregonte qartë se këngëtarja kishte nevojë për palestër. Por duket se kjo gjë se shqetëson atë, madje ka vënë në dukje se i pëlqejnë format e saj. /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2015, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori