Identike, Fjoralba zbulon si e kanë ngatërruar me aktoren turke (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë e keni vënë re ngjashmërinë e madhe që moderatorja Fjoralba Ponari ka me një prej aktoreve më të njohura turke, Elcin Sangu.

Shpeshherë, ndjekësit i kanë vënë në dukje bukuroshes shqiptare ngjashmërinë me Elcin, për të cilën duket se është edhe vetë dakord.

Madje, së fundmi Fjoralba ka rrëfyer një episod të lezetshëm në aeroport, ku njerëzit lehtësisht mund ta ngatërrojnë me turken.


Një ndjekës kurioz e ka pyetur moderatoren nëse e kanë ngatërruar ndonjëherë me ndonjë person tjetër dhe me kë, ndërsa ajo është përgjigjur:

“Po me Elcin Sangu në aeroport!”


Epo, s’kanë pasur hiç faj! A nuk janë si dy pika uji?

Shtuar më 18/10/2020, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori