Ia kaloi dhe Ramës, këngëtari i famshëm shkon në dasëm me shapka (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kanye West çdo ditë e më shumë po habit "botën" me stilin e tij të veshjes.

Ditën e djeshme, ai dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian ishin të pranishëm në dasmën e reperit 2 Chainz me partneren e tij, Kesha Ward.

Dasma luksoze u mbajt në vilën e Gianni Versace-s në Miami.

Kanye shkoi në cermoni me një kostum super luksoz dhe një palë shapka...

Kim ishte veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë mente neon, ndërsa Kanye nga ana tjetër kishte veshur një kostum Louis Vuitton, nuk kishte bluzë poshtë, por gjithsesi dukej këndshëm.

Shapkat e tij, që për më tepër i rrinin të vogla, u kthyen në objekt bisede në rrjetet sociale.

Disa kanë filluar të bëjnë shaka duke thënë se ka veshur shapkat e vajzës, North-it, pasi nuk mundi t’i gjente këpucët që kishte bërë në plan të vishte.

Me këtë stil Kanye ia ka kaluar edhe kryeministrit Edi Rama i cili shkon në takimet zyrtare me atlete të bardha. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori