Sherr me thika në Durrës, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli”.

 

Dy personat janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri rëndë i është nënshtruar menjëherë operacionit.

Ndërkohë ende nuk ka informacion mbi identitetin e tyre, shkaqet e konfliktit, si dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë për konfliktin e rëndë./Albeu.com/

 

 


Shtuar 6.04.2023 11:07