Turizmi seksual në Shqipëri, rreziqet që vijnë nga të huajt

Promovimi i turizmit e ka shndërruar Shqipërinë edhe si një destinacion të turizmit seksual.

Por përveç përfitimeve ekonomike askush nuk është kujtuar për rreziqet që bart me vete turizmi seksual në lidhje me sëmundjet infektive seksualisht te transmetueshme.

Sifilzi, një sëmundje infektive që ishte zhdukur është rikthyer në vendin tonë me një trend në rritje, raporton TCH. Paralelisht me promovimin e turizmit në pikat kufitare kërkohet të ndërhyhet menjëherë për të parandaluar sëmundjet infektive që mund të përhapen frikshëm.

Por sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen jo vetëm nga turistë të huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe nga djem e vajza shqiptare që udhëtojnë në vende të ndryshme vetëm për seks e nuk kanë informacion mjaftueshëm në lidhje me SST-të.

Asgjë nuk është e ndaluar, por departamenti i promocionit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik duhet të punojë me të gjitha pikat kufitare.


Shtuar 10.07.2023 11:03