I zbuluan lidhjen me një vajzë, reagon modelja shqiptare (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u përhap lajmi se modelja, Gresa Hoti, dy muaj pas ndarjes nga menaxheri i vipave kishte gjetur dashurinë e re.

Në rrjetin social Instagram, ajo shfaqej në poza të nxehta e momente romantike me një modele bullgare dhe dedikimet për njëra-tjetrën linin të kuptohej se vajzat ishin në një lidhje së bashku.

"Ne jemi një. Zogu im i vogël, gjysma ime, kudo me mua.”

“Do të gënjeja nëse do të thosha se ti nuk je e duhura. Gëzuar ditëlindjen engjëll!”, janë disa prej dedikimeve të modeles bullgare, Stefany Summer Cherlier, për Gresën shkruan xing.al.

Ditën e sotme, Gresa ka reaguar në profilin e saj në Instagram, pasi ka publikuar një foto me të brendshme dhe me peshqir mbi kokë. "Kujt i intereson?", shkruan ajo krahas fotos, duke injoruar lajmet për lidhjen e dy vajzave dhe personat që i kanë komentuar që prej ditës së djeshme.
Shtuar më 24/01/2019, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori