I vjen keq për Meghan? Kate paska folur në telefon me kunatën pas intervistës prekëse
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë duke u marrë me lajmet e shtypit britanik.

Pak kohë më parë dukesha dha një intervistë ku tregonte se e kishte pasur shumë të vështirë të kujdesej në të njëjtën kohë për djalin e sapolindur dhe thashethemet e shpërndara gjithandej për familjen e saj.

Dhe duket se Kate Middleton po bën çmos për ta ndihmuar. Një burim tregon për “Us Weekly” se Kate urren t’i shohë Meghan dhe Harry -n “kaq të mjerueshëm”, por në të njëjtën kohë ajo nuk dëshiron të përfshihet shumë.

“Ndërsa Kate është e shqetësuar për mirëqenien e Harry-t dhe Meghan, ajo përpiqet të qëndrojë jashtë dramës,” shpjegon burimi.

Për t’i bërë gjërat më të tensionuara, ka spekulime për një zënkë mbretërore midis William dhe Harry-t, diçka për të cilën Harry foli në një intervistë të fundit.

Por burimi i “Us Weekly” thotë se Kate shpreson që William dhe Harry të rregullojnë përfundimisht marrëdhënien.

Sipas saj, jeta është shumë e shkurtër për të bërë armiq – sidomos njerëzit e dashur. Ajo është shumë e orientuar drejt familjes.

Kate po përpiqet t’i rregullojë gjërat privatisht. Ajo ka folur me Meghan në telefon sepse ndjen keqardhje për të dhe e di se Meghan po vuan.

Shtuar më 31/10/2019, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori