I vjedhin markën e linjës së veshjeve, reagon Noizy (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prej disa kohësh në treg është hedhur linja e re e veshjeve “Illyrian Bloodline”. Këngëtari Noizy është themeluesi i kësaj linje. Siç ndodh zakonisht me bizneset e reja, personazhe të njohur e kanë mbështetur duke veshur bluzat me Illyrian.

Por duket se Noizyt i ka dalë një problem.

Në Instastory, Noizy ka hedhur një fotografi ku shihet se është një djalë i veshur me një bluzë me emrin e markës së reperit.

E sipas shkrimit të lënë në foto, Noizy ka thënë se ky është një imitim që po i bëhet markës.

Madje, ai u ka bërë thirrje gjithë njerëzve që të kenë kujdes e të mos mashtrohen! /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori