I vetmi që s’po i përfundon sezoni, Ledri nuk di të ndalet
Pëlqej
Ledri Vula mund të quhet ‘Mbreti i muzikës rep,hip-hop. E gjithë karriera e Ledrit është e ndërtuar mbi punën, angazhimin dhe talentin fantastik të cilin ai posedon.

Të arrish të jesh në qendër të vëmendjes për çdo krijim muzikor dhe të mos bëhesh asnjëherë monoton për publikun padyshim se është shumë e vështirë, e këtë e arriti Ledri, i mbizotëroj çdo sfide që këngëtarët mund të jenë përballur me të.

Artisti gjatë gjithë sezonit veror ka qenë i pranishëm në klubet e natës, në organizime të ndryshme për të performuar këngët e tij , që janë hite kudo ku ka shqiptarë.

E për dallim nga gjithë këngëtarët e tjerë, për të cilat kanë përfunduar netët me performancë, Ledri vazhdon të jetë njësoj, çdo natë në një vend tjetër për të performuar përballë një publiku tejet të gjerë.

E këtë herë ai ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet mirë se sa po e shijon ai çdo paraqitje para publiku, me shumë zemër dhe përkushtim, shkruan Indeksionline.

Ledri përpos që është artist i përmbushur në çdo pikë, është edhe mashkulli më i kërkuar nga ana e gjinisë femërore, që gjithnjë ka qenë në epiqendër edhe të lajmeve rozë. Ai po vazhdon të realizojë këngë të reja, me të cilat jo që do i “çmend” gjininë femërore por gjithë publikun shqiptarë.
Shtuar më 24/09/2017, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori