I vetizoluar në shtëpinë në bregdet, Sinan Hoxha zbulon këto detaje (VIDEO)
Në një lidhje në Skype për programin "Rudina", në Tv Klan ishte Sinan Hoxha. Ai ka folur si po e përjeton këtë periudhë dhe si është rutina e tyre në kushtet e vetizolimit. Këngëtari tha se kalon çaste shumë të bukura me familjen dhe, sipas tij, çdo gjë e keqe e ka një të mirë.

Sinani shprehet se jeta dhe përditshmëria na kishte marrë përpara dhe nuk ishim me këmbë në tokë, për të vlerësuar gjërat dhe familjen si duhet.

“Kjo ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua, përveç kësaj gjësë së madhe që po heqim të gjithë, që po kaloj çaste shumë të bukura me djalin dhe me bashkëshorten. Kështu që çdo e keqe, e ka një të mirë, unë e kam marrë si pozitive këtë gjë. Duke i zbatuar të gjitha rregullat e mundshme, që nga dita e parë dhe deri sot nuk kam dalë asnjë ditë. Më ka bërë mirë kjo."

I pyetur se si e kalon ditën me djalin, Sinani rrëfeu: “Sinqerisht, për herë të parë kam luajtur pafundësisht me djalin. Jam kënaqur pafundësisht. Jam ndoshta ndër të paktët, që nuk jam mërzitur, asnjë moment të mundshëm. Madje kam postuar edhe një video të Ansit në story, ku thotë babi u kënaqa me ty shumë sot, e kapa aksidentalisht dhe e postova, se më pëlqeu shumë dhe më preku njëkohësisht. Mamaja ime me shaka thotë ka bërë mirë ky koronavirusi për disa njerëz, që nuk kanë shumë kohë, ose nuk duan të kenë shumë kohë të merren me fëmijët dhe familjen në tërësi. Sepse na kishte rrëmbyer pak kjo jeta, puna, paraja të gjitha bashkë, na kishte marrë pak përpara dhe nuk ishim me këmbë në tokë dhe nuk e kuptonim çdo të thotë. Tani po e kuptojmë shumë më mirë çdo të thotë, jetë, familje, të gjitha gjërat bashkë.”
Shtuar më 20/03/2020, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori