I vdiq partneri VIP, vajza e 500 trëndafilave rrëfehet për jetën luksoze
Pëlqej
Ish-e dashura e Jetnis Dollapit, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor, Nertila Kapaj luajti të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh.

Ajo ka rrëfyer disa detaje pikante nga jeta e re.

Bën jetë luksoze dhe sa para shpenzon në muaj për një jetë të tillë?

Jeta ime është ndërtuar për të qenë luksoze dhe nuk arrij dot kurrë të bëj një bilanc për shpenzimet, sepse janë shumë. Nuk bëj kurrë llogari, sepse më shumë do më lodhnin dhe prapë aq shumë do të ishin gjithsesi.

Pas ndarjes nga jeta e partnerit, ka lindur një dashuri e re për ty?

Kam thënë që ai ka qenë e vetmja dashuri për mua dhe çdo gjë tjetër ka qenë veç tallje c****.

Je shprehur se të pëlqejnë djemtë e këqij. ǒtë tërheq aq shumë tek ata dhe ç’mund të provosh ndryshe në krah të një djali të keq?

Më pëlqejnë djemtë e këqij, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e dua mashkullin shumë burrëror, që sot janë të rrallë. Në krah të një burri të vërtetë ndihesh femër. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori