I tha jo në X-Factor, Rina ka dy fjalë për Alban Skënderajn
Pëlqej
Pak muaj më parë qarkulloi me shpejtësi në media e rrjete sociale një video nga "X Factor" ku shfaqej Rina Balaj, reperja më e re që ka bërë shumë bujë.

Në video Rina shfaqej shumë ndryshe nga sa shihet sot e për këtë shkak u komentua shumë.

Asokohe kur mori pjesë në "X Factor", Rina nuk e kaloi fazën e parë të audicioneve pas refuzimit të jurisë në të cilën bënte pjesë edhe Alban Skënderaj. Por ndonëse ai i tha "Jo", Rina nuk i mban aspak inat Albanit.

"Alban Skënderaj është numër një, është tamam artist. Edhe pse më ka thënë Jo në X Factor", u shpreh Rina në një intervistë për Mirage.
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori