I tallën motrat e saj, përse Kylie Jenner nuk shkoi në "Emmy Awards" (FOTO LAJM)

Kylie Jenner nuk i ndoqi motrat e saj pas në ceremoninë e Çmimeve Emmy dhe arsyeja nuk lidhet me atë që mund të mendoni.

Të dielën, më 22 shtator, Kim Kardashian West dhe Kendall Jenner morën pjesë në edicionin e 71-të të Emmy Awards për të dhënë një çmim, por dalja e tyre ishte katastrofë.

Ndërsa Kendall dhe Kim po prezantonin çmimin – i gjithë publiku qeshi me to. Momenti në fjalë ndodhi kur Kim tha: “Familja jonë e di mirë se sa imponues bëhet televizioni kur njerëzit janë vetvetja”.

“Duke i treguar historitë e tyre pa filtra dhe pa skenar”, shtoi Kendall ndërsa audienca shpërtheu në të qeshura (shiko këtu videon).

Duket sikur Kylie shpëtoi nga i gjithë ky poshtërim që motrat e saj më të mëdha duhej të duronin.

Megjithatë kjo nuk ishte arsyeja përse ajo mungoi, pasi nuk kishte sesi ta dinte se çfarë do të ndodhte, Njerëzit po raportojnë se mamaja e Stormit kishte një arsye të mirë që anashkaloi festimet dhe që lidhet me shëndetin e saj.

Thuhet që Kylie është sëmurë tani dhe po pushon për t’u rikuperuar!

Epo të paktën i shpëtoi poshtërimit publik!

Shtuar më 23/09/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori