Krim në familje, vëllai vret vëllanë

GREQI – Një krim në familje ndodhi pasditen e së hënës në Granica të Evrytanisë, kur një burrë qëlloi dhe vrau vëllanë e tij.

Sipas informacioneve, dy vëllezërit kanë qenë në kafenenë e lagjes herët pasdite. Në një moment, ata u larguan për të shkuar në shtëpinë e nënës së tyre për darkë.

Në shtëpi, për një arsye ende të panjohur, ata debatuan. Autori i vrasjes, me profesion ndërtues, ka dalë nga shtëpia, ka nxjerrë pushkën dhe ka qëlluar kalin e vëllait të tij.

Kur doli nga shtëpia për të parë se çfarë kishte ndodhur, vëllai i tij i drejtoi pushkën dhe e qëlloi në gjoks, duke e vrarë.

Në vendngjarje kanë shkuar një ambulancë dhe efektivë të policisë për të hetuar rastin, ndërsa autori sipas ERT është arrestuar./Albeu.com/


Shtuar 15.08.2023 08:03