I refuzoi ofertën e majme, Fevziu me Blushin kapen duke drekuar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht se Blendi Fevziu refuzoi kërkesën dhe ofertën e TCH për të nisur një tjetër epokë në këtë televizion, marrëdhëniet mes tij dhe Blushit vazhdojnë të jenë po aq të mira.

Këtë fakt e vërteton një foto të publikuar në media ku shihet Blendi Fevziu duke drekuar me Ben Blushin dhe botuesin e njohur Nikoll Lesi.

Në foton e mësipërme mund të shikoni qartë se tre miqtë duken të qetë dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, në media u bë një zhurmë e madhe për një kalim të mundshëm të Fevziut në TCH, por pas negociatave të suksesshme me Frangajn, Blendi Fevziu i qëndroi besnik gjigantit Klan Tv. /albeu.com/



Shtuar më 11/07/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori