I qau vajza, VIP-ja shqiptare e ushqen me gji LIVE
Nutricionistja e famshme Diola Dosti Baftiu, e ftuar në Rreze Dielli ka folur ditën e sotme për dietat dhe ushqyerjen e fëmijëve me gji.

Diola kishte marrë me vete edhe vajzën e saj e cila filloi të grindej.

Prandaj ajo mori edhe e ushqeu fëmijën me gji në mes të emisionit duke dhënë edhe një mesazh.

"Shoh nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe kanë atë merakun që do na prishet gjiri, apo thonë si e ushqen ti fëmijën në publik me gji. Mund të përdorësh një batanije e të mbulohesh por për mendimin tim kjo është gjëja më fantastike që mund të bësh. Dhe për më tepër, në momentin që ti je një nënë që punon, detyrimisht do të duhet ta marrësh fëmijën me vete. është dhe rasti i asaj deputetes në Parlamentin Europian dhe morri fëmijën me vete dhe për mendimin tim ka dhënë një mesazh fantastik.

Ndoshta ajo ka qënë edhe si burim frymëzimi për mua që të mos kem turp në thonjëza se në fakt kjo nuk është aspak diçka e turpshme, por është diçka natyrale dhe që promovon gjidhënien sepse ka shumë gra që thonë nuk do ti jap fëmijës gji se do më varet gjoksi. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori