Legjenda mbi “gjarprin e shtëpisë”, pse nuk guxojnë t’i vrasin

Legjenda thotë: “Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata si rëndom, janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojnë. Kështu që shpesh herë i gjejnë nëpër rroba apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjave, e kështu me radhë.

Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet se nëse e mbysim gjarprin, atëherë ai i ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj.

Është interesant të përmendet rasti i mbrojtjes nga magjia nëpërmjet kokës se gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qëllim që të mbrojtjen nga magjia, e mbartin në qafë dhe midis gjinjve kokën e gjarprit.

Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën, të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë.

Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis kraharotit është një ritual i trashëguar që nga ilirët. Ata besonin në forcën mbrojtëse të gjarprit. Gjarpri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “roje i shtëpisë”. Mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarprin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarprit te shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.

Thuhet se nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai të ndëshkon, në atë shtëpi do të ndodhin ngjarje të kobshme, që nga diegia e shtëpisë ose mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj.

Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë.

Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme e cila pa zhurmë zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshët, por edhe vete njeriun. Ai ka nxitur respekt nga frika.

Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir. Ai është simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellorisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike.