I propozoi me unazë diamanti, si i tha po Emina burrit miliarder
Pëlqej
E ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", Emina Çunmulaj ka shuar më në fund kuriozitetin e publikut për njohjen e saj me miliarderin Iranian Sam Nazarian dhe martesën me të.

Modelja tregoi edhe momentin e propozimit për martesë që ndodhi ashtu si në filma, me unazë diamanti.

“Në atë kohë kisha ditëlindjen, mbusha 30 vjeç dhe burri organizoi një festë duke sjellë shoqet e mia dhe motrën. Dolëm gjithë natën ne vajzat dhe pastaj u kthyem në shtëpi. Aty burri kishte organizuar një drekë shumë të bukur. Isha shumë e lodhur, hipa lart të bëja një dush dhe u vesha me tuta shkruan xing.al.

Gjatë drekës burri bëri dolli dhe filloi të shprehte ndjenjat. Përballë shtëpisë në Las Vegas ishte hoteli që kishte bërë. ‘Nuk do kisha mundur ta ndërtoj këtë hotel pa ty dhe dua që t’i ndërtojmë të gjitha së bashku’, tha. U ul në gjunë dhe unë duke qarë. S’po dija çfarë t’i thoja. Hapi kutinë dhe kur pashë diamantin thashë ‘Pooo’, tregoi Emina.
Shtuar më 13/10/2018, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori