I prisnim të ngjiteshin në skenë: Pse mungoi Elvana, Dhurata dhe 2PO2 në koncertin e Capital T (VIDEO)



Koncerti i Capital T, “Time Capsule” ka përfunduar dhe përpos surprizave të mëdha që ndoqëm, diçka tërhoqi vëmendjen tonë.

Mungesa e një sërë emrave të njohur të skenës që nuk ishin prezentë dhe që thuhej se do të performonin bashkë me këngëtarin.

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, Dhurata Dorën dhe 2PO2, emrat e të cilëve u përfolën të parët për pjesëmarrje në koncert.

Ende nuk i dimë arsyet e mungesës së tyre, por Capital T nuk i hoqi nga repertori bashkëpunimet me ta.

Ai performoi hitin “Lejla” edhe pse Elvana nuk ishte!

Ndërkohë pjesë e koncertit u bënë Ylli Limani, Majk dhe Alban Skënderaj.

Nuk e dimë nëse shtyrja e koncertit për shkak të motit ndikoi në mungesën e artistëve të njohur, por në një konferencë të dhënë më parë, Capital T u shpreh se do të kishte 4 deri në 6 të ftuar.


Shtuar më 21/09/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori