I preferuari i vajzave shqiptare, aktori i njohur turk pjesë e Xing me Ermalin
Pëlqej
Telenovelat turke janë padyshim më të ndjekurat në Shqipëri prej kohësh dhe personazhet që marrin pjesë janë bërë tepër të dashur për publikun.

Ndër këta personazhe veçojmë aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayışman, i cili përveç roleve të shumta që janë pëlqyer nga publiku shqiptar, tashmë njihet edhe si bashkëshorti i aktores shqiptare Almeda Abazit.

Që me kthimin e Almedës në Shqipëri, pasi aktualisht bukuroshja po moderon programin “Dancing With the stars”, çifti i aktorëve ka ardhur në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave shkruan xing.al. Kësaj here, e ftuara e radhës në ‘Xing me Ermalin’ do të jetë pikërisht aktorja Almeda Abazi.

Por një surprizë vjen për të gjithë ndjekesit. Bashkë me Almeden, edhe aktori më i preferuar i telenovelave turke, Tolgahani, do të bëhet pjesë e intervistës dhe lojrave në studio me Ermalin.

Por, më tepër për pjesëmarrjen e Almedës dhe Tolgahanit në emisionin ‘Xing me Ermalin’ do të mësoni të shtunën në orën 21:00, në ‘Tv Klan’.
Shtuar më 19/04/2018, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori